Flash

Zbulohet laborator droge në Has, policia godet grupin shqiptaro-gjerman

Lapsi.al 19 October 2018
Zbulohet laborator droge në Has, policia godet grupin shqiptaro-gjerman

Një laborator droge është zbuluar nga policia në një qytet në veri-lindje të vendit, më saktë në një fshat të Hasit. Burime thanë për Lapsi.al se operacioni i policisë ka goditur një grup narko-trafikantësh që vepronin në Shqipëri dhe në Gjermani.

Lapsi.al mësoi se në laborator është zbuluar një sasi opiumi, që shërben si bazë për prodhimin e heroinës dhe rreth 150 kilogram heroinë.

Deri tani janë kryer 5 arrestime, por mbetet ende e pakonfirmuar sasia e drogës, mjetet dhe pajisjet e gjetura në laborator. Veprimet hetimore dhe ekzekutimet e arresteve po behen nga Pollicia e Shtetit dhe Prokuroria e Pergjithshme.

Sipas burimeve të LAPSI.al  janë arrestuar për laboratorin 5 persona si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike.Të arrestuarit janë V .B, F C, XH. SH, M. SH, A. SH.

Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina.

Informacionet paraprake janë ende të pakonfirmuara nga policia për shkak se operacioni është ende në vazhdim.

Ky është laboratori i dytë i sofistikuar i drogës që zbulohet nga policia pas atij të kokainës, zbuluar në mars të vitit 2016 në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Edhe në atë rast grupi që kontrollonte mbërritjen e kokainës nga Kolumbia, ekstraktin e saj dhe shitjen, kishte si destinacion Gjermaninë.

Në rastin e Xibrakës, në procesin e përpunimit të kokainës ishin sjellë nga Kolumbia dy specialistë që u arrestuan dhe u dënuan bashkë me bashkëpuntorët e tjerë shqiptarë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI