Flash

Putin: Kosova nuk ka mbajtur referendum për ta shpallur pavarësinë, Krimea po

Lapsi.al 19 October 2018
Putin: Kosova nuk ka mbajtur referendum për ta shpallur

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se Krimea nuk është ruse sepse rusët kanë ardhur dhe kanë rrëmbyer diçka, por është për atë se banorët e saj përmes referendumit kanë kërkuar t’i bashkohen Rusisë.

“Krimea është e jona... Pse e jona? Jo pse kemi ardhur dhe kemi grabitur diçka”, ka thënë Putin gjatë një tubimi debatues. “Këtu mbretëron demokracia. Çka është demokracia? Është pushteti i popullit. Si vendoset ajo? Përmes referendumit, zgjedhje, etj. Njerëzit kanë dalë në referendum në Krime dhe kanë votuar: Duam të jemi, a) të pavarur, hapi tjetër – duam të jemi pjesë e federatës ruse”, ka sqaruar Putin.

Presidenti rus po ashtu e ka krahasuar këtë situatë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kur vendimi është marrë pa mbajtur referendum, në bazë të votimit në parlament, ku më pas ishin pajtuar të gjithë ata që e kanë mbështetur shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

“Eja të diskutojmë, të shikojmë dokumentet e OKB-s, të shohim cila është konventa e Kombeve të Bashkuara, ku shkruhet për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Do të diskutojmë pafund. Por ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor", ka përfunduar Putin./zeri

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI