Flash

'Një ditë pune në Itali si shitës droge baraz me 30 ditë pune të ndershme në Shqipëri'

Lapsi.al 19 October 2018
'Një ditë pune në Itali si shitës droge baraz me 30

Policia italiane e komunës së Valfabbrica në rajonin e Umbrias ka arrestuar në flagrancë një trafikant droge shqiptar. Ai furnizonte me doza droge të tipit kokainë profesionistë të lirë, studentë e njerëz të thjeshtë të moshës nga 17 në 55 vjeç banorë në territorin e provincës së Peruxhias. Çdo dozë kokaine kishte vlerën 60 euro.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia italiane shqiptari ka rrëfyer se ka mbërritur nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë.

"Sa fitoj në ditë duke shitur drogë në Itali fitoj në 30 ditë punë të ndershme në Shqipëri", ka rrëfyer ai para agjentëve të policisë italiane.

Gjatë arrestimit shqiptarit i janë sekuestruar rreth 1000 euro cash./ora news

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI