Flash

Messi bën donacionin e pabesueshëm, për të ndërtuar spitalin e fëmijëve me kancer

Lapsi.al 19 October 2018
Messi bën donacionin e pabesueshëm, për të ndërtuar

Lionel Messi ka dhuruar £2.37milion paund për të ndihmuar në ndërtimin një qendre të re për fëmijët e sëmurë me kancer në Barcelonë. Kampioni fenomenal i Barcelonës me kontributin e tij ka ndihmuar në plotësimin e fondit të kërkuar prej £26.4milionë paund për të luftuar sëmundjen në Spanjë.

Messi, 31 vjecar, ka kanalizuar fondet nëpërmjet Fondacionit Leo Messi për të ndihmuar në ndërtimin e Qendrës së Kancerit Pediatrik të SJD. Ylli i Argjentinës u kthye për të ndihmuar mbikëqyrjen e shtrimit të gurit të parë të projektit në Spitalin Sant Joan de Deu në qytet.

Një apel për mbledhjen e fondeve filloi vitin e kaluar duke kërkuar të mbledhë totalin më të madh në financimin publik në historinë e Spanjës për të ndihmuar në financimin e punëve ndërtimore. Dhe dhurimi i Messit do të thotë se u arrit objektivi prej £ 26.4m, duke hapur kështu rrugën për zhvillimin e qendrës më të madhe të onkologjisë së fëmijëve në Evropë.

Pasi të përfundojë, spitali do të jetë në gjendje të kujdeset dhe të trajtojë 400 pacientë në vit, një rritje e madhe në krahasim me ata që mund të trajtohen aktualisht.

Messi tha: "Me këtë iniciativë, ne vazhdojmë të luftojmë kundër sëmundjes mizore që është kanceri.

"Bashkëpunimi e bën këtë më të lehtë, jam shumë i lumtur që mund ta bëj këtë ëndërr të bëhet realitet".

Manuel del Castillo, menaxher i Spitalit Sant Joan de Déu, shtoi: "Ka qenë një ngjarje shumë emocionale, por kjo finale, me shpalljen e donacionit, ishte një moment i mrekullueshëm.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI