Flash

Laboratori heroinës në Has, gjithçka u zbulua nga DEA amerikane dhe agjentët gjermanë

Lapsi.al 19 October 2018
Laboratori heroinës në Has, gjithçka u zbulua nga DEA amerikane

Hetimet për zbulimin dhe goditjen e laboratorit të heroinës në qytetin e Hasit janë drejtuar nga shërbimet gjermane dhe DEA amerikane. Këto janë të dhënat e para nga burimet policore. Përfaqësues të DEA-s dhe agjencive gjermane kundër drogës kanë qenë së fundi në Shqipëri.

Sikundër Lapsi.al ka raportuar më herët gjatë ditës lidhur me këtë operacion,  deri më tani janë 5 persona të arrestuar. Sasia e heroinës së zbuluar është rreth 100 kg. Të arrestuarit janë shtetasit V .B, F C, XH. SH, M. SH, A. SH.

Lapsi.al ka publikuar pamje ekskluzive nga ky  laborator. Por vendi i zgjedhur nga autorët nuk të ngjall dyshime për një vend ku ushtrohej aktivitet kriminal e aq më pak një laborator heroine. Veç heroinës është gjetur një sasi e madhe opiumi. Në vend policia ka gjetur të gjitha materialet e nevojshme për përpunimin e heroinës e cila dyshohet se përgatitej nga të huajt.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI