Flash

Inter pret derbin me një koreografi speciale, San Siro gati thyen rekordin e të ardhurave

Lapsi.al 19 October 2018
Inter pret derbin me një koreografi speciale, San Siro gati thyen rekordin
Gjithcka gati në Meazza për derbin numër 169 në Serie A. Për supersfidën Inter-Milan në San Siro parashikohet që të gjitha biletat të jenë shitur: 78mijë spektatorë me një inkasim afër 5 milionë euro. Nuk është një rekord për futbollin italian, por është pothuajse. Një sukses i paralajmëruar, i cmuar edhe më shumë nga momenti i formës së Inter e Milan e nga entuziazmi i madh i tifozëve në të dy anët e qytetit, gjë që e tregon edhe komunikata e tifozëve zikaltër që ka njoftuar një koreografi madhështore përpara ndeshjes. Zotër të fushës në këtë ndeshje, Inter ka bërë të ditur se do të veshë stadiumin zikaltër me mijëra flamuj të vegjël. "Në vigjilje të derbit të së dielës në mbrëmje, ftojmë të gjithë interistët në sektorët 1°, 2° e 3° të unazës së gjelbër të vijnë në stadium shpejt dhe të zënë vendet në sektorët e tyre të paktën 1 orë para ndeshjes - lexohet në komunikatën e Veriut -. Kjo do ti lehtësonte së tepërmi operacionet e hapjes së koreografisë që kemi përgatitur prej tre muajsh". Skuadrat e Milanos vijnë nga një moment forme shumë i mirë dhe do të sfidohen për qytetin në një stadium të tejmbushur. Biletaritë kanë qenë mbyllur, sepse të gjitha vendet për ndeshjen e madhe janë shitur. Mënyra më e mirë për të karikuar skuadrat e Spalletti e Gattuso e për të rritur edhe më shumë pritshmëritë për supersfidën.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI