Këto janë pamjet nga laboratori i drogës në Has. Vendi i zgjedhur nga autorët nuk të ngjallin dyshime për një vend ku ushtrohej aktivitet kriminal e aq më pak një laborator heroine.
Deri tani janë 5 persona të arrestuar dhe më shumë se 100 kg drogë e sekuestruar. Të arrestuarit janë V .B, F C, XH. SH, M. SH, A. SH.
Po ashtu është gjetur një sasi e madhe opiumi. Në vend policia ka gjetur të gjitha materialet e nevojshme për përpunimin e heroinës e cila dyshohet se përgatitej nga të huajt.
