Flash

(FOTO) Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi, 73 kg marijuanë në makinë

Lapsi.al 19 October 2018
(FOTO) Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi, 73 kg marijuanë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap teksa transportonte mbi 73 kilogramë marijuanë dhe mbi 2 kilogramë hashash çokollatë.

Shqiptari nuk e kishte fshehur drogën. Ai kishte mbushur plot pjesën e pasme të makinës.

Raportohet se arrestimi i tij u bë pas informacioneve që policia e Sarandës i dha policisë greke, në Koritiani, Igumenicë.

Policia greke identifikoi dhe arrestoi edhe pritësin e drogës në Kipseli, Athinë, një shqiptar 35 vjec. U sekuestrua makina me të cilën po transportohej droga, e cila ishte e marrë me qera në Greqi, si dhe 5 telefona celularë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI