Arkimed Lushaj duket se nuk do t'i pranojë akuzat që i bëhen nga policia si pjestar të një grupi që vinte gjoba dhe shpërndante drogë në zonën e ish bllokut. Avokati i Stresit i tha gazetarëve se nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal, siç njoftoi policia, përndryshe tha ai, masa e arrestit të Arkimed Lushajt do të ishte në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjithsesi nga sa tha avokati, Stresi nuk pranon se arma që u gjet në dhomën e hotelit, ku ai u arrestua. "Arma u gjet e mbështjellë me një peshqir në dollapin e dhomës së hotelit. Ju e keni parë në pamjet e policisë të gjithë klientin tim që ka qenë gjysëm nudo. Si e kishte ai armën? Ai ishte lakuriq. Nga ta dimë se armën nuk e kishte pronari i hotelit" u shpreh avokati para gazetarëve.