Flash

David dhe Victoria po kalojnë një kohë të vështirë në martesën e tyre

Lapsi.al 19 October 2018
David dhe Victoria po kalojnë një kohë të vështirë

Bashkëshorti i saj David Beckham u shpreh se martesa është një punë shumë e vështirë dhe dy ditë më pas, Victoria zbuloi se ndodhet në një qendër të specializuar në Gjermani për t’u kujdesur për balancën emocionale. 44-vjeçarja publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto, ku shfaqej nga maja e malit, e veshur me veshje sportive. Nëna e katër fëmijëve shkruante: “Eksperiencë e mrekullueshme në qendrën @villastephaniebadenbaden në Baden-Baden”. Villa Stéphanie është një spa që fokusohet në kujdesin e trupit dhe mendjes, ku ofron trajtime detoksi, fitnesi, shërbime mjekësore si dhe bukurie. Duket se thashethemet nuk janë kot! David dhe Victoria po kalojnë një kohë të vështirë në martesën e tyre dhe kanë zgjedhur të kujdesen fillimisht për veten. Ata u martuan në Irlandë në vitin 1999, dy vite pasi nisën lidhjen e tyre në 1997-n dhe janë prindër të katër fëmijëve.

Të këshilluara

Almeda Abazi publikon këngën e re (video)

Na kishte lajmëruar disa muaj më parë: Almeda do të vinte me një projekt muzikor. Ish Miss Shqipëria ka ardhur në sytë e publikut si prezantuese, aktore por tas...

16:22

Despacito thyen sërish rekord tjetër

Menjëherë Despactio, bashkëpunimi i artistëve latinë Luis Fonci dhe Daddy Yanke, të cilit ju bashkua dhe më vonë Justin Bieber, pushtoi menjëherë të gjithë glob...

16:00

U akuzua për racizëm, reagon Bebe Rexha

“Halloween-i” është afër dhe disa nga VIP-at e huaj por edhe shqiptar kanë nisur ta festojnë duke organizuar mbrëmje të ndryshme. Këtë ka bërë edhe këngëtarja m...

15:00

Aktori dhuron pasurinë e tij për bamirësi

Chow Yun-fat ka njoftuar se do dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi. Chow, pasuria e të cilit arrin në vlerën e 619 milionë eurosh e bëri këtë premt...

14:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI