Flash

Çështje e re - Benzema i përfshirë në rrëmbim personi!

Lapsi.al 19 October 2018
Çështje e re - Benzema i përfshirë në rrëmbim
Periudhë e vështirë për Karim Benzema. Në fushë gjërat nuk shkojnë mirë: goli vjen më vështirësi, ndonjë dëmtim i tepërt e shqetëson ndërsa sitiata komplikohet nga zërat e merkatos që e shohin larg Madridit… Sikur të mos mjaftojnë jashtë fushë francezi ka problemet të reja. Benzema për shkak të sjelljeve të pahijshme nuk thërritet më në kombëtare nga Federata franceze, por sipas asaj që raporton Marca, francezi rrezikon shumë më tepër me lajmin e fundit, sipas të cilës sulmuesi i Real është përfshirë në një rast dhune, me tentativë sekuestrimi personi. Leo De Souza, ish-menaxheri i Benzema, ka bërë një denoncim se është sulmuar në Paris, përpara një lokali, në rastin e ndeshjes mes Paris Saint-Germain e Lyon, luajtur në Parc de Prince. Të akuzuarit janë pjesë e stafit të Benzema, që është rritur në Lyon. Agjenti pretendon se agresori ka zbritur nga një furgon me ngjyrë të errët, brenda së cilës shihej një siluetë e ngjashme me atë të lojtarit të Real. Cështja lidhet me një borxh prej më shumë se 50 mijë euro që nuk është shlyer nga menaxheri. De Souza ka sinjalizuar komisariatin e policisë në Nanterre, duke shtuar se personat e përfshirë janë miq të ish-klientit të tij. Nuk mund të mungonte përgjigja e Benzema, që ka ardhur përmes rrjeteve sociale. Francezi, nuk e mohon të ketë pasur një takim mes De Souza e stafit të tij, por e thjeshton krejt situatën. Sipas francezit ish-menaxheri ka sajuar krejtësisht dhunën dhe tentativën e sekuestrimit. “Një i afërm i Benzema i prek krahun De Souzas dhe është rrëmbim. De Souza qenka rrahur, por nuk mungon asnjë ditë në punë. De Souza thotë se në furgon ishte Benzema, por hetuesit e përjashtojnë këtë gjë. Kjo botë e ka seriozisht?”.

Të këshilluara

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshj...

20:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI