Flash

Vrajse në Fier, i riu qëllohet për vdekje me thikë

Lapsi.al 18 October 2018
Vrajse në Fier, i riu qëllohet për vdekje me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me thikë një i ri, i cili ka ndëruar jetë. Krimi ndodhi në vendin e quajtur 'Zogu i Zi'. Ai është i moshës 16 vjec. Trupi i pajetë i dërgua në spitalin e Fierit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një grindje mes viktimës dhe një tjetër personi.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar vrasjes me thikë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur, D.V, 16 vjec.

Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.

Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI