Flash

Tre të arrestuar në Berat, vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi

Lapsi.al 18 October 2018
Tre të arrestuar në Berat, vidhnin naftë nga kantierët e

Policia e Beratit ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohet se vidhnin naftë nga kantierët e një firme gazsjellësi. Finalizimi i operacionit të koduar "Gostencka" çoi në arrestimin e shtetasve:

1-Hyda Vila, 26 vjeç, banues në Gostenck, Skrapar.

2-Erineo Lalo, 26 vjeç, banues në lagjen "Kombinat", Tiranë.

3-Artur Guri, 44 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar

"Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke transportuar me një kamion tip 'Benz' 7080 litra naftë të cilën dyshohet se e kanë vjedhur në kantierët e një firme gazsjellësi" thotë policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

1 - 7080 litra naftë.

2 - Një mjet kamion, i markës 'Mercedes Benz'.

3 - Një mjet fuoristradë i markës 'Range Rover'.

4 - 6 aparate telefoni celular.

5 - 225.100 lekë të reja.

6 - 450 euro.

Strukturat e DVP Berat thonë se po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet të jenë të implikuar dhe persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" .

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI