Flash

Shtatë lojtarë në festë pas humbjes, jep dorëheqjen trajneri i Sllovakisë

Lapsi.al 18 October 2018
Shtatë lojtarë në festë pas humbjes, jep dorëheqjen

Arsyeja e dorëheqjes së trajneri të Sllovakisë, Jan Kozak, është një festë. Vetëm se tekniku me festën nuk ka aspak lidhje, përvec tronditjes që pësoi kur mësoi se lojtarët e tij që u mundën në fushë, kundër Republikës Ceke po festonin aty. Në qendër të vendimit ishte sjellja pak profesionale e 7 lojtarëve, mes të cilëve interisti Milan Skriniar, që u kthye natën vonë pas humbjes. Federata ka njoftuar dënimin: futbollistët në fjalë nuk do të marrin asnjë kompensim në rast të grumbullimeve të ardhshme me kombëtaren.

Pas pak ditësh nga vendimi ishte vetë trajneri Kozak që shpjegoi motivin e largimit të tij. Më tepër se humbja e dytë në po aq ndeshje të Ligës së Kombeve, ishte sjellja e disa lojtarëve (Skriniar, Dubravka, Gyomber, Lobotka, Sull, Satka e Weiss) që e bënë të ndërmerrte këtë vendim.

"Atë mbrëmje e pashë dy herë videon e ndeshjes e më pas zbulova se 7 lojtarë kishin lënë grumbullimin dhe u kthyen natën vonë - shpjegoi ish-tekniku i Sllovakisë -Ky episod më bëri keq, si një shuplakë në fytyrë. Mund të kisha bërë sikur nuk e mora vesh, por nuk do të ishte në stilin tim. Mund ti kisha përzënë lojtarët nga kombëtarja, por nuk arrita të vendosja fatin e të ardhmes së Sllovakisë duke dërguar në shtëpi lojtarë të kalibrit të Dubravka, Skriniar, Lobotka e Weiss. Atëherë u largova vetë".

Të këshilluara

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshj...

20:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI