Flash

Rama: Bastet online, një drejtim shumë kompleks, lojëra fati vetëm në hotele me 5 yje

Lapsi.al 18 October 2018
Rama: Bastet online, një drejtim shumë kompleks, lojëra fati

Kryeministri i Shqipërisë Rama nga foltorja e kuvendit tha sot se bastet dhe lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht pas 31 dhjetorit të këtij viti.

Shefi i qeverisë shtoi se kjo është një nismë, e cila nuk ka asnjë kthim prapa. Sa u përket basteve online ai u shpreh se  ky është një drejtim shumë kompleks.

“Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave të faunës botërore dhe basteve online. Me mirëkuptimin që sa i përket On-line, i cili është një drejtim shumë kompleks. Do të arrijmë një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka diskutime sa i përket idesë për një monopoli shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime. Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara”, - tha Rama.

Gjithashtu kryeministri dha detaje të reja sa i takon pikave se ku do të ngrihen llotot dhe kazinotë . Ai tha se vendet do të përcaktohen nga qeveria dhe hotelet me 5 yje do t’i kenë të pranishme këto lojëra, por theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë pikë në zonat e banuara.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI