Flash

Përballja/ 4 alibitë bllof të Taulant Ballës në Opinion

Lapsi.al 18 October 2018
Përballja/ 4 alibitë bllof të Taulant Ballës në Opinion

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u paraqit të mërkurën në mbrëmje në Opinionin e Blendi Fevziut për të sqaruar akuzat kundër tij. Por në katër nga pesë çështjet që u diskutuan me gazetarët Artan Hoxha dhe Mentor Kikia, Balla i shtoi më shumë dyshimet. Ja se cilat janë ato…

Pse figuron në përgjimin e Alizotit?

Në përgjimet që prokuroria i ka bërë dëshmitarit Fredi Alizoti, që vetëpranon se ka bërë zërin e vëllait të ministrit të brendëshëm se skandalin e audiopërgjimit, ai dëgjohet të ketë thënë se pret të takohet me Taulantin e Librazhdit nga i cili rrezulton se ka marë një pako të madhe.

Gazetarët e pyetën disa herë se cili qenkësh ky Taulant nga Librazhdi, i identifikuar në përgjimet e prokurorisë, i cili qe i interesuar të shpëtonte qeverinë dhe shumicën nga skandali i Babales? Gazetarët insistuan gjithashtu se Alizoti i ka thënë këto gjëra, para 1 qershorit 2018, kohës kur ai ende nuk ishte rrëfyer në polici dhe kur nuk e dinte se po përgjohej.

Por përveç se justifikimit që Taulantë nga Librazhdi mund të ketë shumë, Balla nuk dha dot version tjetër. Ai këmbënguli se nuk e ka takuar kurrë Alizotin, dhe se pika e tij më e fortë është se ai ka bërë kallëzim në prokurori që po doli i rremë e dënon deri me pesë vite burg.

Pra sipas kësaj hipoteze, në Librazhd ekzistoka një Taulant i dytë që të jetë i interesuar t’i japë një pako me para dëshmitarit pro mazhorancës, për t’i shpëtuar faqen qeverisë dhe ministrit të saj të brendëshëm. Vështirë të thuhet se sa shqptarë ka bindur të mërkurën në “Opinion” ky version.

Injoranca për ekspertizën angleze

Megjithëse kjo çështje nuk lidhej drejtpërdrejt me të, Tulant Balla ka bërë një gafë të pafalshme mbrëmë në Opinion. Duke folur për ekspertizën shkencore të laboratorit anglez të njohjes së zërave që janë në përgjim, ai tha se kampioni i zërit të Fredi Alizotit nuk është shpënë fare në Londër. Në fakt është e kundërta. “JP French Associates”, e ka analizuar zërin e Alizotit, ka deklaruar se nuk mund të arrijë në përfundimin se ai ka bërë aktorin për të imituar Agron Xhafën dhe ka përfunduar se këta dy zëra ngjajnë.

Në të vërtetë këtu Taulant Balla nuk ka bërë ndonjë krim të madh duke mos ditur këto detaje. Por fakti që ai del përditë në media për të bërtitur se përgjimet e Babales janë të manipuluara, tregon qartë se ai u thotë shqiptarëve atë që i intereson partisë dhe jo përfundimin personal që nga nxjerrë nga kqyrja e fakteve. Padituria që tregoi mbrëmë e vërtetoi këtë.

Alibia e udhëtimeve me trafikantin Edmond Bega

Prej ditësh i akuzuar se ka qenë mik i një trafikanti, se ka udhëtuar mbi 50 herë jashtë shtetit me të dhe se e ka favorizuar për fitimin e tenderave në Elbasan, Taulant Balla shpjegoi njohjen me Edmond Begon. Ai tha se e kishte njohur në fund të vitit 2014, pasi Bego kishte investuar në ngritjen e një xhamie në zonën e tij elektorale, në Dragostunjë. Kur gazetarët e pyetën se në sistemin TIMS rrezultonte që ai të ketë qenë edhe më parë në udhëtime ajrore me të, Balla u përgjigj se mund të ketë ndodhur që të kenë hypur rastësisht në të njëjtin avion. Por kur gazetarët insistuan se ai rrezulton ta ketë kaluar kufirin edhe me makinë, ku nuk mund të kenë qenë rastësisht në të njëjtën veturë, Balla e evitoi përgjigjen ( më pas PD nxori fakte të reja nga sistemi TIMS që tregon se Balla dhe Bego kanë udhëtuar edhe në 7 korrik edhe në 22 shtator 2014 (pra para sebepit të xhamisë) dhe madje se ata edhe kontrollin e pasaportave e kanë bërë një minutë pas njëri tjetrit, gjë që tregon se kanë qenë bashkë).

Image

Nga Xhamia tek shtëpia

Versioni i Taulant Ballës se njeriun e dënuar si trafikant droge, pjesmarrje në banda kriminale e njihte si kontribues pranë komunitetit tek i cili ai është deputet, ngjalli shumë dyshime kur ai tha se bashkë me dy miq gazetarë të njohur kishin udhëtuar jashtë. Edhe kjo është shumë, por deri këtu historia mund të quhet e besueshme. Por ditën që i plasi ky skandal, Balla ka deklaruar se Edmond Bega ka një grua dhe dy fëmijë të mrekullueshëm.

Ata mund të jenë vërtet të tillë, por është pak si e vështirë të besohet se si një njeri që thjesht e çmon për bamirsitë në zonë Balla e paska kaq të afërt sa ndan udhëtime jashtë shtetit madje i njihka kaq mirë edhe familjen. Kjo i tejkalon kufijtë e një marëdhënie pune me një kontribues të zonës. Fakti që e ka mik udhëtimesh dhe mik shpie Begon tregon një lidhje shumë më të fortë sesa ajo që Balla u mundua të relativizojë mbrëmë.

Akuza pa prova

E vetmja gjë që gazetarët nuk i vërtetuan dot me prova Taulant Ballës ishte akuza që i bën nën komisar Emiliano Nuhu, për rastin Xhisiela, pra se ai e ka kërcënuar atë me armë në komisariatin e Krujës në 12 korrik 2018. Nuk ekziston asnjë indicie tjetër përpos fjalës së Nuhut se Balla ka qenë në atë vend atë ditë. Por pavarësisht se deri më tani shefi i grupit parlamentar të PS-së del i larë, ai, megjithëse zhvishet nga përgjegjësia personale, nuk mund të hedhë pas krahëve peshën politike. Gazetarët i thanë se gjatë gjithë kohës për të cilën flet Nuhu, djali përdhunues i deputetit të PS është mbrojtur dhe ndaj tij nuk është ndërmërrë asnjë veprim hetimor. Por këtu Ballës i mjaftoi shfajësimi i vetvetes dhe nuk u preokupua shumë të zbardhte edhe forcën e tij politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI