Flash

Për herë të parë Berisha flet për mbylljen e basteve: Do ndodhë si me drogën...

Lapsi.al 18 October 2018
Për herë të parë Berisha flet për mbylljen e basteve:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për mbylljen e basteve sportive. Në studion e abc news, Berisha tha se Rama do të veprojë me bastet siç veproi në luftën ndaj kanabisit.

“Lufta e tij për bastet është njëlloj si ajo për drogën. Si ajo që ai thotë se do luftoj drogën, por në fakt e përhapi më shumë dhe favorizoi klientët e tij.

Në 2013-ën kishte rreth 900 pika bastesh ndërsa sot ka më shumë se 4000. Fatmir Xhafaj mbajti peng ligjin për lojërat e fatit për shkak të përfshirjes së Geronit.

Nuk merrem me halucinacionet e tij për kërcënime nga burgjet. Ai po mbyll 4 mijë, por potencialisht po hap 40 mijë dhe më pas 400 mijë sepse po shkohet drejt variantit online.

Sipas të gjitha informatave që kam unë ai po io monopolizon të gjitha në dorën e vëllait të tij, Gjushit dhe Gazit. Çfarë ndodhi tani papritmas? Unë kam qenë për kufizimin e këtyre lojërave. Duhen kufizime për këto lojëra, por këta e nxitën më shumë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI