Flash

Një vrasje horror: Gazetarit saudit iu prinë gishtat, koka dhe trupi iu coptua

Lapsi.al 18 October 2018
Një vrasje horror: Gazetarit saudit iu prinë gishtat, koka dhe trupi

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe vrarë para syve të konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll.

Shërbimet tukre të inteligjencës u kanë dhënë mediave pranë qeverisë turke, disa regjistrime në të cilat dalin në pah detajet drithëruese të krimit.

Sipas asaj që mësohet nga regjistrimet, Khashoggi është torturuar.

Atij i janë prerë gishtat, një agoni që ka zgjatur 7 minuta, para se t’i jepejnjë qetësues e më pas t’i pritej koka e t’i copëtohej trupi.

“Hiqeni nga këtu, sepse do të më nxirrni telashe”, dëgjohet zëri i konsullit Mohammed al-Otaibi, i cili u largua nga Stambolli dje pasdite për t’u kthyer në vendin e tij.

“Nëse do të vazhdosh të jetosh kur të kthehesh në Arabi, mbylle”, dëgjohet përgjigjja e njëri prej vrasësve.

Khashoggi raportohet se ishte sjellë nga zyra e konsullit në një studio ngjitur dhe është shtrirë mbi një tavolinë.

Atje, me kufje në vesh për të dëgjuar muzikë, dr. Salah Mohammed al-Tubaigy, kreu i njësisë së mjekësisë ligjore, i ardhur nga Rjadi, do të bënte copëtimin e trupit, kur ndoshta ndërkohë Khashoggi ishte ende gjallë.

Sipas “New York Times”, mjeku ligjor, ekspert i autopsisë, është ndër 5 njerëzit kryesorë në listën e të dyshuarve nga hetuesit turq.

Personat e tjerë të dyshuar jenë të lidhur ngushtë princin e kurorës, Mohammed bin Salma.

“Washington Post” shkruan se janë gjithsej 12 njerëzit e lidhur me shërbimet e sigurisë në Riad, të cilët ishin pjesë e ‘skuadrës së vdekjes’ prej 15 personash që mbërritën në Stamboll në kohën kritike të vdekjes së gazetarit saudit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI