Flash

Mentor Haziri tregon tmerrin e kaluar nga ushtarët serb: Na rrethuan për të na ekzekutusr familjarisht

Lapsi.al 18 October 2018
Mentor Haziri tregon tmerrin e kaluar nga ushtarët serb: Na rrethuan

Qytetarët e Kosovës kanë përjetuar ferrin përgjatë viteve 1998-1999, teksa familjarët dhe personat e tyre të zemrës u dëbuan dhe u ekzekutuan nga ushtarët serbë.

I ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, këngëtari Mentor Haziri rrëfeu sesi e ka përjetuar ai luftën e Kosovës. Haziri tregoi ai ndodhej së bashku me 500 persona të tjerë në mal, në momentin që ushtarët serbë i kishin rrethuar për t’i ekzekutuar.

Ai kujton se lutej që ta ekzekutonin të parin, e të mos përjetonte më vuatje e të ishte dëshmitar i masakrës që do të ndodhte. Fatmirësisht, urdhëri për ekzekutimin e tyre nuk u dha, e këngëtari u nis drejt Maqedonisë, pa familjen, për të shpëtuar.

“Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari. Por 500 veta nuk mundën të na vrasin, sepse do të ishte masakër e madhe, nuk morën urdhër për të na vrarë. Na nxorrën në autostradë dhe aty unë jam ndarë nga familja ime. Mua më kanë ngritur në tren dhe kam qëndruar për një muaj në Maqedoni dhe kam punuar për refugjatë të tjerë. Deri kur është çliruar Kosova nuk kam patur asnjë kontakt me familjen time dhe nuk kam ditur asgjë për ta”, tregoi këngëtari Mentor Haziri.

Të këshilluara

Cardi B: Çfarë ndodh me vaginën pas lindjes

Cardi B ka dalë në përfundimin se të sjellësh në jetë një bebe është shumë më e vështirë seç ajo e mendonte. Së pari, reperja ka shumë ankesa për mikeshat e saj...

16:54

Jenna Dewan mer hak ndaj Channing Tatum

Javën e kaluar u raportua se Channing Tatum është lidhur me këngëtaren Jessie J, vetëm gjashtë muaj pasi njoftoi divorcin nga Jenna Dewan.Lajmi i lidhjes së tij...

15:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI