Flash

Mentor Haziri rrëfen sekretet e familjes së Dua Lipës

Lapsi.al 18 October 2018
Mentor Haziri rrëfen sekretet e familjes së Dua Lipës

Dua Lipa është ndër këngëtaret më të suksesshme me origjinë shqiptare, e cila ka prekur majat e klasifikimeve botërore me muzikën e saj. I ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtari Mentor Haziri tregoi se e njeh këngëtaren e hitit “One Kiss”, që kur ajo ishte shumë e vogël, për shkak të miqësisë që ka me të atin e Dua-s, Dukagjin Lipa. Haziri rrëfeu se edhe përse ishte ende fëmijë, Dua preferonte të ndiqte nga pas të atin në provat e tij me grupin “Oda”. “Të atin e Dua Lipës e kam shumë mik. Që gjatë fëmijërisë së saj, Dua na ndiqte gjatë provave kur bënim muzikë me Dukin (Dukagjin Lipën). Ajo e ka yllin në ballë. Dua ka shku dhe ka ardh, Prishtinë – Londër. Pasi familja u kthy në Prishtinë, ajo zgjodhi të ndiqte e vetme karrierën e muzikës dhe ia doli.” – tregon këngëtari Mëntor Haziri. Këngëtari i hitit “Dielli” rrëfen se edhe me të atin e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora ka shumë miqësi. Madje, kur ndodhet në Londër, performon në pub-in e tij.

Të këshilluara

Cardi B: Çfarë ndodh me vaginën pas lindjes

Cardi B ka dalë në përfundimin se të sjellësh në jetë një bebe është shumë më e vështirë seç ajo e mendonte. Së pari, reperja ka shumë ankesa për mikeshat e saj...

16:54

Jenna Dewan mer hak ndaj Channing Tatum

Javën e kaluar u raportua se Channing Tatum është lidhur me këngëtaren Jessie J, vetëm gjashtë muaj pasi njoftoi divorcin nga Jenna Dewan.Lajmi i lidhjes së tij...

15:39

Hailey dhe Justin pranojnë martesën

Gjatë javëve të fundit, kudo është shkruar për martesën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, por çifti ka vendosur që të qëndrojë në heshtje. As këngëtari dhe a...

13:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI