Flash

Liverpool kujdes, pas Coutinho, Barcelona kërkon Firmino si zëvendësues të Suarez

Lapsi.al 18 October 2018
Liverpool kujdes, pas Coutinho, Barcelona kërkon Firmino si

Liverpool duket se duhet të bëhet gati për një tjetër sprovë merkato me Barcelonën, që tashmë pasi i mori Coutinhon, ka hedhur sytë nga braziliani tjetër Roberto Firmino.

OK Diario pretendon se sulmuesi brazilian është shënjestruar nga gjigantët e La Liga si zëvendësuesi ideal për Luis Suarez. Katalanasit morën Philippe Coutinho nga Anfield në janar pas një krahu të hekurt me Liverpool. Dhe sipas raportimeve, Coutinho është faktori deciziv që ka bindur trajnerin e tij të synojë numrin 9 të Liverpool.

Firmino është njeriu më I harruar në treshen e jashtëzakonshme offensive të Liverpool e kjo falë aftësive shënuese të Mo Salah e Sane. Por katalanasit besojnë se 27-vjecari mund të jetë finalizuesi perfekt për magjitë e Lionel Messi.

Suarez, 31, realizoi 25 gola në kampionat sezonin e kaluar dhe 29 një sezon më parë, por mesatarja ka një rënie të dukshme nga 40 golat e shënuar në sezonin 2015-16.

Firmino firmosi një kontratë 5 vjecare me klubin e Merseyside në prill kështu që anglezët nuk do të heqin orë lehtë nga braziliani, që pas rinovimit prononcoi: “Ishte vendim i lehtë”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI