Flash

Jermain Defoe bën gjestin prekës: Bradley i vogël tani është tatuazh në krahun e futbollistit

Lapsi.al 18 October 2018
Jermain Defoe bën gjestin prekës: Bradley i vogël tani
Në 7 korrik 2017 tumori fitoi luftën me të voglin Bradley Lowery. Në moshën shtatë vjecare, për Bradley, vetëm një gjë kishte rëndësi: Sunderland. Për këtë motiv skuadra e kishte afruar me klubin, duke e bërë pjesëmarrës të disa eventeve, duke i dhënë edhe mundësinë të niste topin e parë. Në periudhën kur vogëlushi përjetoi këtë ëndërr për të larguar mendjen nga lufta kundër sëmundjes, krijoi një raport të vecantë me Jermaine Defoe. Tani më shumë se një vit nga humbja e mikut të vogël, si raporton Daily Mail, e ka bërë tatuazh “Brads” në parakrahun e djathtë. Ish-sulmuesi i Newcastle e Sunderland, tani tek Bournemouth, lidhi një miqësi të fortë me fëmijën dhe familjen saqë në konferencën e prezantimit të fanellës së re, shpërtheu në lot, sepse në atë ditë Bradley i vogël u nda nga jeta. Defoe nuk ka nevojë për pak ndihmë që të kujtojë vogëlushin. Ai i futbollistit ishte një gjest përkujtimi. Defoe tani ka të shkruar mbi lëkurë emrin e fëmijës për të cilin në BBC tha: “Bradley pati një jetë të shkurtër, por arriti të ndryshojë shumë jetë … përfshirë timen”. Tatuazhi do të jetë përgjithmonë aty dhe kujtimi i Bradley do të vazhdojë më gjatë. E Defoe, këtë e di mirë.

Të këshilluara

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin ...

Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshj...

20:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI