Flash

Basha ndryshe nga Berisha: Nuk ka nevojë për dhunë për të larguar Ramën

Lapsi.al 18 October 2018
Basha ndryshe nga Berisha: Nuk ka nevojë për dhunë për

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në studion e abcneës se plani “B” i opozitës është rrëzimi i Ramës me forcë nga pushteti.

“Plani “B” i opozitës është përmbysja me forcë e tij. Nëse shqiptarët nuk e mundin dot me votë ai duhet të rrëzohet me forcë. Sot kemi një republikë bixhozi, një republikë kanabisi. Përse duhet ta mbajmë ende në pushtet” – tha Berisha.

LEXO EDHE:

Berisha: Plani B i opozitës është rrëzimi i Ramës me forcë

Por rreth 1 orë pas kësaj deklarate, kreu i PD-së Lulzim Basha, partisë më të madhe në opozitë tha në emisionin “Opinion” se “vetëm populli ka të drejtë ta rrëzojë një qeveri me të gjitha mjetet dhe jo një parti politike”.

Basha shkon edhe më tej duke deklaruar se nuk ka nevojë për dhunë për të larguar një qeveri.

“Për mendimin tim nuk ka nevojë për dhunë nëse 10 mijë, 20 mijë, apo 30 mijë qytetarë që mblidhen në mënyrë të përsëritur. Atëherë edhe kjo qeveri ikën. Nëse krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një domosdoshmëri ata e bëjnë. Ne kemi një detyrë që t’i bindim se nuk do ikë një Ramë dhe të vijë një Ramë tjetër. Ne po përgatitemi për të fituar zgjedhjet lokale” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI