Flash

Xhisiela shkon në gjykatë të mbështesë Rexhep Rrajën: Nuk do kemi më probleme

Lapsi.al 17 October 2018
Xhisiela shkon në gjykatë të mbështesë Rexhep

Xhisiela Maloku ka shkuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të mbështetur Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të cilin e denoncoi për tortura dhe dhunë në një prej hoteleve të Krujës. "Jam e bindur që s'do të kem probleme me Rexhepin, erdha ta mbështes. Kam kontaktuar Rexhep Rrajën, kam marrëdhënie shumë të mira me të. Tani mediave u kërkoj të më lini rehat" ka thënë Xhisiela që kishte shkuar në gjykatë megjithëse, Rexhep Rraja nuk u paraqit në gjyq.

Avokati Ilir Murati ka kërkuar nga gjykata ta lirojë klientin e tij, pasi në momentin që Xhisiela ka dalë nga hoteli ku pretendon se është dhunuar, ajo ka qenë e qeshur. Për këtë avokati paraqiti disa foto, ndërsa insistoi se plagët në trupin e saj, Xhisiela Maloku mund t'i ketë bërë vetë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI