Flash

Wenger rikthehet në aktivitet në 2019: kjo është pankina që e pret

Lapsi.al 17 October 2018
Wenger rikthehet në aktivitet në 2019: kjo është pankina

2019 mund të jetë viti në të cilin Arsene Wenger mund të kthehet në pankinë. Pas 22 vjetësh punë të pandërprerë tek Arsenal, francezi p shijon pushimin që nga muaji maj, kur hoqi dorë nga menaxhimi i Topcinjve. I intervistuar nga gazeta Bild, tekniku francez ka deklaruar: “Ndihem i shlodhur dhe gati të rifilloj. Besoj se në 1 janar 2019 do të jem përsëri në krye të një skuadre. Kam marrë oferta nga e gjithë bota: klub e kombëtare.

Japonia është një mundësi. Kam stërvitur Nagoya Grampus, kam mësuar disa fjalë dhe e njoh realitetin”. Wenger mund të ketë një të ardhme edhe me ndonjë kombëtare afrikane të nivelit të lartë, sidomos në zonën frankofone. Sipas një sondazhi të BBC, destinacioni më i mundshëm mbetet Premier League – ku ka fituar tre Premier e shtatë FA Cup -, por votat më të shumta janë për një tjetër zgjedhje: të shijojë plazhin e pensionin.

Wenger, 69 vjec në 22 tetor, duket se ka tjetër ide: “Të heqësh dorë nga trajnimi është dicka e ngjashme sikur të vdesësh”, ka thënë dikur. E ai, francezi që ka shkruar faqe të rëndësishme të historisë futbollistike, ka dëshirë të shijojë jetën.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI