Flash

Video-fakt/ Fytyrat e ndryshme që tregoi Rama në fyerjen ndaj gazetarëve

Lapsi.al 17 October 2018
Video-fakt/ Fytyrat e ndryshme që tregoi Rama në fyerjen ndaj
Në fund të emisionit “Dritare” të Rudina Xhungës, Edi Rama u kërkoji ndjesë tre gazetarëve të grupit “Panorama” Andi Tela, Robert Rakipllari dhe Erli Murati për tonet e përdorura dhe ndonjë fyerje personale. Por kjo kërkesë fajleje pas dy orësh emission nuk mund ta zbehë gjuhën e përdorur arrogancën e eksagjeruar dhe fjalorin banal të përdorur nga kryeministri Rama. Sa herë që nuk kishte përgjigje për problemet që i ngriheshin, Ai përdorte stilin agresiv gjatë debatit. Më shumë se dy herë Rudina Xhunës iu drejtua me fjalët: “Ti ke kohë që nuk je më gazetare”, “A je ti në metro”? Lexo më tej:

Retrospektivë / Kronika si i ka sulmuar Rama gazetarët e tjerë (rastet)

Pas replikave me Erli Muratin i cili ia ktheu shumë mirë batutën kur Rama i akuzoi se ishin nën efektet e hashashit (Unë nuk jam akuzuar ndonjëherë për përdorim narkotikësh) Rama e banalizonte bisedën duke thirrur “Ju jeni qesharakë”. Emblematike do të mbeten çirrjet e kryeministrit…shpifje…shpifje……shpifje….shpifje taktikë që e përdori disa herë për të shuar debatin dhe për të promovuar fushatën e rreme kundër shpifjes. Për më tepër shikoni kolazhin që ka përgatitur Lapsi.al me shpërthimet e kryeministrit… ©Lapsi.al https://www.youtube.com/watch?v=Zr-vDwf8pmg&feature=youtu.be

Të këshilluara

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë 'Babalen'

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më par...

19:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI