Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh është duke shkruar së paku ndonjë postim në ditë për paketën antishpifje që ka paralajmëruar. Pas përballjes së mbrëmshme gjithë nerva në emisionin e Rudina Xhungës me gazetarët në panel, Rama sot shkruan se barrën e provës e ka akuzuesi.
“Ti duhet të faktosh pse është shpifje”! Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë) . Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif! JO! Barrën e provës e ka akuzuesi, prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë”, u shkruan Rama në Twitter.