Del foto e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës ndërsa dalin nga një hotel në Fushë Krujë. Në foto duken të dy të rinjtë pranë një makine para hotel “Bocit” pasditen e 19 korrikut, datë ku pretendohet edhe dhunimi i Malokut nga Rraja.
Ndërkohë ditën e sotme Rexhep Rraja kërkoi lirinë, por gjykata la në fuqi vendimin e “arrestit me burg”. Nga ana tjetër në seancën e sotme gjyqësore ku kërkoi lirinë e klientit të tij avokati Ilir Murati foli për një lidhje të gjatë mes të rinjve, ndërsa vuri në dukje xhelozinë e 25-vjecares Maloku.
Ishte ish-oficerit Emiljano Nuhu, ai i cili denoncoi historinë mes dy te rinjve, ku sipas tij Xhisiela Maloku ka rrëfyer për dhunën që Rrexhep Rraja ka ushtruar ndaj saj në dhomën e një hoteli. Dëshmia është marrë nga ish oficeri Nuhu në komisariatin e policisë në Krujë, më datë 30/07/2018.
Ajo tregon se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës.
Por pak kohë më vonë, 25-vjecarja Xhisiela Maloku tha se ka tërhequr padinë ndaj ish të dashurit të saj, duke theksuar se gjithçka e ka bërë për motive xhelozie.