Flash

Policia arreston disa persona në Tiranë, në pranga edhe një i kërkuar ndërkombëtarisht

Lapsi.al 17 October 2018
Policia arreston disa persona në Tiranë, në pranga edhe një

Nga disa kontrolle për kapjen e personave në kërkim, autoritetet kanë arrestuar tre persona, një të shpallur në kërkim ndërkombëtar, një në kërkim kombëtar dhe një të ri 23 vjeç.

Pas verifikimit dhe kontrollimit të 129 personave dhe 77 mjeteve, policia njoftoi arrestimin e Aleksandër Demirit, Besim Zikës dhe Klandio Metrës.

43-vjeçari Aleksandër Demiri, me banim në Vilebashtovë të Kavajës, ishte në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Milanos, pasi akuzohet për implikim në trafiqe drogërash. 43-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.

Personi i dytë që u vu në pranga është 48-vjeçari Besim Zika, i dënuar me 9 vite burg për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale". Besim Zika dyshohet se është kreu i një grupi trafiku droge. Ai u hetua së bashku me Gani Abazin, ish-shefin e komisariatit të Tepelenës, për këtë vepër penale.

Personi i tretë që u vu në pranga ishte 23-vjeçari Klandio Metra me banim në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtrua në rrugën "Irfan Tomini", iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Zjarr në Gramsh, digjet rreth një hektar...

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Zenelas të Gramshit. Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi rreth mesditës. Raportohet se rreth 1 hektar ...

16:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI