Flash

Pandjeshmëria si burimi të gjitha të këqijave

Lapsi.al 17 October 2018
Pandjeshmëria si burimi të gjitha të këqijave

*Nga Neli Demi

Ky ishte mendimi konkluzion që më ngeli në mendje pasi pashë dhe ripashë disa herë një video që qarkullon prej ditës së djeshme si një mesazh zinxhir, duke marrë përmasa të zakonshme të shpërndarjes së këtyre lloj mesazheve.

E mora nga disa shokë e miq njëri pas tjetrit dhe për fat me këtë rast ri-vërtetova terrenin e shëndetshëm të grupit që më rrethon. Të gjithë pa përjashtim e dërgonin videon të shoqëruar me ikona trishtimi apo zemërimi.

Dhe pikërisht këto janë dy ndjesitë që më kanë shoqëruar gjatë ditës duke menduar dhe kontempluar se ç’duhet të bëj.

Bëhet fjalë për një filmim të pa-autorizuar të një bisede midis një zonje që qartazi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe autorit/aktorit të këtij regjistrimi i cili i frymëzymëzuar me sa duket nga ngjarjet e kohëve të fundit ka shfrytëzuar rastin të bëhet protagonist i një akti të pastër mungese etike profesionale dhe ndjeshmërie njerëzore.

E theksova etikën profesionale sepse video është e realizuar në një ambient profesional, me shumë mundësi me sfond ligjor, ku zonja kishte shkuar për të kërkuar ndihmë. E theksova ndjeshmërinë njerëzore sepse qartësisht autori është i ndërgjegjshëm për problemin mendor të bashkëbisedueses dhe me një sadizëm të pashembullt e realizon këtë “scoop humoristik”.

Njerëzit me probleme të shëndetit mendor hasin një problematike të shumëfishtë gjatë për pjekjeve të tyre për tu përballur me sëmundjen. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike është e lidhur me stigmën dhe diskriminimin që u bëhet atyre për shkak të sëmundjes dhe stigma e diskriminimi ushqehen pikërisht nga akte të tilla. Kur kjo gjë bëhet nga profesionistë që kanë në thelb të profesionit të tyre pikërisht ndihmën dhe mbrojtjen e individëve në nevojë ky efekt stigmatizues shumëfishohet në përmasa të mëdha.

Profesionistë të tillë nuk duhen lejuar të ushtrojnë më këtë profesion sepse me pandjeshmërinë e tyre mund të bëhen burim dëmtimi ndaj njerëzve që supozohet ti ndihmojnë. Një mungesë e tillë ndjeshmërie është thelb i të gjitha të këqijave me të cilat ne ndeshemi çdo ditë në këtë vend dhe që shpesh lodhemi duke u përpjekur të kuptojmë se nga burojnë.

*Autori i shkrimit është mjek Psikiater

Më poshtë vijon një pjesë e shkëputur nga video e shpërndarë në rrjetet sociale:

Gruaja në fjalë, e cila duket se është me probleme mendore i është drejtuar me shumë gjasa një studioje ligjore për të shprehur problemin e saj. Por në vend që të marrë një trajtim qytetar dhe profesional, ajo është shndërruar në objekt humori nga punonjësit e zyrës, duke edhe u filmuar.

Punonjësi i zyrës: Mund t’a fillosh nga fillimi të lutëm, për çfarë erdhe këtu?

Gruaja: Kam ardhur këtu se dua të vdes Nexhmijen dhe Enverin. Enveri u bë fëmijë dhe Allahu i kërkoi kokrrën dhe u bë legen. Janë paguar 700 milion në Kinë që legeni u bë njeri dhe doli Enveri i vogël nga legeni. Të vuaj unë prap nga Enveri dhe Nexhmija, ne shyqyr që i qërruam.

Punonjësi i zyrës: Pse çfarë të shqetëson ty?

Gruaja: Mua më shqetëson se nuk më le rehat as Enveri dhe as Nexhmija. Edhe të tjerë njerëz, edhe Vito Kapo më kanë hyrë në shtëpi dhe rrinë tek shtëpija ime. Aty hanë dhe aty flenë, aty i bëjnë të tëra.

Punonjësi: Më the se ke probleme me vezoren?

Gruaja: Po Nexhmija më ka hequr vezoren. Unë jam bërë 51-vjeç dhe nuk jam martuar. Unë dua kokën e Nexhmije Hoxhës. Të më paguajë sa të dojë, unë ato para nuk i marr se janë para të djersës dhe gjakut të popullit tim.

https://youtu.be/Eyfm2axRTOc

Të këshilluara

A mund të lidhet Edi Rama?

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe...

17:21

Elvana Gjata si viktimë e turmave

Është një mister njerëzor se përse turma ndjen kënaqësi kur shikon individin të rënë në fatkeqësi. Nëse do e kthejmë filmin e historisë mbrapsht, do të shiko...

15:56

Ç’fsheh loja e Ramës me Air Albania?

Mënyra pompoze si kryeministri veproi me inagurimin e Airi Albania nuk përbën ndonjë krim. Më kot prej ditësh po i nxjerrin se kompania me flamurin shqiptar nuk...

16:10

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI