Flash

Ole ironizon me një “gjetje” të vërtetë Neymar, por Argjentina ishte brutale në fushë me brazilianin

Lapsi.al 17 October 2018
Ole ironizon me një “gjetje” të vërtetë Neymar,

Rrotullimet e tij në Botëror u bënë virale në rrjetet sociale duke shkaktuar ilaritetin e tifozëve, aq sa në Meksikë shpikën 'Neymar Challenge', ose më saktë rrotullimin nga mesi i fushës deri në zonën e penalltisë. Në distancë muajsh, ironinë e vazhdon e përditshmja argjentinase Olé që, me rastin e ndeshjes Brazil-Argjentinë, në kohë reale postonte të gjithë rrëzimet e kampionit brazilian, të shoqëruara me video. Shtatë në total, me 3 kartonë të verdhë të provokuar (Paredes, Saravia e Battaglia).

Edeh pse ishte vetëm një turne miqësor, argjentinasit nuk kanë bërë tolerime dhe e kanë goditur numrin 10 të Brazilit që në castet e para. Në vecanti Saravia, mbrojtësi që e markonte, nuk ishte aspak i butë me sulmuesin e PSG, sidomos për ndërhyrjen në minutën e 23 të pjesës së dytë që mund të ishte edhe e kuqe, por arbitri Brych e ndëshkoi vetëm me të verdhë. Që në pesë minutat e para O Ney pësoi dy ndërhyrje të ashpra nga Saravia e më pas Paredes, që kartonin e verdhë e mori në të 17' për një faull të dytë.

Ndoshta rrëzimi në fillim të pjesës së dytë, e ekzagjeruar, pas një ndërhyrje të Saravias ka bërë që Ole të frymëzohet: asnjë kontakt e Neymar që kërkon kartonin e verdhë për kundërshtarin. Më pas një tjetër rrëzim për një prekje të lehtë nga Lautaro Martinez, duke ekzagjeruar rënien. Praktikisht Neymar i përhershëm, në të mirë e të keqe: ai që rrëzohet lehtë, ai që jep assist si ai që i dha fitoren Brazilit kundër Argjentinës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI