Flash

'Monopolizimi i lojërave të fatit', reagon Rama: Bastet vdiqën Sali!

Lapsi.al 17 October 2018
'Monopolizimi i lojërave të fatit', reagon Rama: Bastet

Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me mbylljen e lojërave të fatit, duke theksuar se Sali Berisha vijon t'u dalë për zot atyre.

Kryeministri shkruan në "Twitter" partia e Berishës kritikon edhe kujdesin shëndetësor falas.

Sipas kryeministrit, opozita ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS?Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme?Bastet vdiqën Sali”, shkruan Rama në “Twitter”.

Reagimi i Ramës vjen pas një postimi të Sali Berishës në Facebook, ku denoncohej përpjekja e kryeministrit për monopolizim të lojrave të fatit nëpërmjet platformave online. Në postimin e Berishës theksohet se mbyllja e kësaj industrie është arbitrare dhe i favorizuar është vetëm Olsi Rama, i përfolur si partner në një kompani bastesh online.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI