Flash

Legalizohet shitja dhe përdorimi i kanabisit në Kanada

Lapsi.al 17 October 2018
Legalizohet shitja dhe përdorimi i kanabisit në Kanada

Pas Uruguait, Kanadaja legalizoi shitjen dhe përdorimin e kanabisit. Ligji hyri në fuqi ditën e sotme.

 

Megjithatë ka ende shqetësime, duke përfshirë këtu mundësinë e forcave të policisë për të kapur ata që ngasin makinën nën efektin e kanabisit. Bashkitë kanadeze kanë muaj që përgatiten për t’i dhënë fund ndalimit të kanabisit. Ata janë përgjegjës për të vendosur se ku mund të blihet dhe konsumohet kanabisi.

Legalizimi i kanabisit përmbush premtimin e fushatës së 2015 të kryeministrit kanadez Justin Trudeau, liderit të partisë udhëheqëse, Partisë liberale.

Kryeministri është shprehur se ligji i mëparshëm që ndalon përdorimin e kanabisit nuk ka qenë efektiv, duke marrë parasysh që kanadezët janë ende ndër përdoruesit më të shumtë të kanabisit. Ai tha se ligji i ri është menduar për ta mbajtur drogën larg minorenëve dhe larg përfitimeve të kriminelëve.

Qeveria parashikon gjithashtu se shitja e kanabisit do të sjellë afërsisht 400 milion dollarë çdo vit në buxhetin e shtetit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI