Nuk kanë të ndalur telashet me drejtësinë të këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”.
Burime të lapsi.al thanë se ai është shoqëruar në policinë e Tiranës pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një armë me vete.
Të njëjtat burime saktësuan se fillimisht ai është shoqëruar ndërsa nuk dihet nëse ndaj tij do të kërkohet ndonjë masë arresti pasi çështja është duke u sqaruar.
Arkimed Lushaj njohet për disa probleme me drejtësinë edhe në të kaluarën. Ai është ndaluar për posedim drogërash dhe armëdh pa leje ndërsa në një rast u arratis nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu.