Flash

Kur merkaton e bëjnë rrjetet sociale: Cuadrado “shkes” për James tek Juventus

Lapsi.al 17 October 2018
Kur merkaton e bëjnë rrjetet sociale: Cuadrado “shkes”
Një nga objektivat e fundit të merkatos, tek i cili Juventus insistoi me sondazhe, ishte sigurisht James Rodriguez. Dy vjet më parë bardhezinjtë bënë kërkesë zyrtare për ta marrë nga Real Madrid, por atëherë kolumbiani u transferua në Bavari, tek Bayern Mynih, për të luajtur me skuadrën më të fortë të Bundesligës. Tani janë hapur skenarë të rinj të merkatos dhe për fantazistin kolumbian nuk përjashtohet një ardhje në Torino, për të luajtur edhe një herë me Cristiano Ronaldon. Vetëm se ai që po mundohet të bindë James nuk është portugezi por Juan Cuadrado, me bashkëpunimin edhe të tifozëve juventinë, që në postimin për këtë qëllim të Cuadrado kanë shpejtuar të reagojnë pozitivisht. Bashkëkombasi i James ka postuar në faqen e tij në Instagram, një foto së bashku me ish-yllin e Real. Kërkesat e tifozëve për tu transferuar në Torino ishin të menjëhershme për Rodriguez, ashtu si edhe direktivat për Cuadrado: “ Sille tek Juve” ose: “James tek Juve vitin e ardhshëm”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI