Flash

Gjendet një makinë e braktisur me njolla gjaku dhe shenja plumbash në Shkodër

Lapsi.al 17 October 2018
Gjendet një makinë e braktisur me njolla gjaku dhe shenja plumbash

Një fuoristradë e braktisur është gjendur tre ditë më parë në fshatin shtoj i Vjetër në Shkodër. Në trupin e makinës është gjuajtur me breshëri plumbash.

Makina u gjet në afërsi të shinave të trenit, brenda të cilës u konstatuan dhe njolla gjaku. Ajo që dyshohet momentalisht është se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur.

Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacioni se ku ndodhet ai shtetas dhe se kush është plagosur.

Megjithatë sipas burimeve nga vendngjarja por edhe burime policore ka një dyshim se kemi të bëjmë me një person problematik që dyshohet se ka qenë brenda fouristradës.

Forcat e policisë kanë shoqëruar persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa po ashtu janë marrë në pyetje shumë të tjerë.

Një prej të dyshuarve kryesor, por jo i vetmi sipas burimeve nga vendngjarja dhe policisë është edhe shtetasi Artan Koçeku.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI