Flash

Fier, ndotje e frikshme e lumit Gjanica, në shtratin e tij derdhen mbetje nafte

Lapsi.al 17 October 2018
Fier, ndotje e frikshme e lumit Gjanica, në shtratin e tij derdhen mbetje

Lumi Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit është ndotur sërish nga mbetjet hidrokarbure.

Siç tregojnë këto pamje të marra nga Ora News këtë të mërkurë, uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa mban erë të rëndë.  Burimi i ndotjes nuk është identifikuar, por në raste të ngjashme në të shkuarën shkak për ndotjen janë bërë shkarkimet nga uzina e përpunimit të naftës.

Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga Inspektoriati i Mjedisit apo Drejtoria Rajonale e Mjedisit.  Pak kohë më parë Bashkia e Fierit lajmëroi zbatimin e një projekti për filtrimin e ujit të lumit, paralelisht me rehabilitimin e tij.  Por rasti më i fundit tregon se niveli i ndotjes është shumë më i lartë nga sa mund të përballojnë filtrat.

Të këshilluara

Durrës/ Fundoset në port anija 60 tonë

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë me tonazh 60 tonë u fundos në portin e Durrësit në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjelle aty nga deti ku kishte...

12:49

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI