Flash

Detajet/ “Stresi” u arrestua në një dhome hoteli me kokainë, armë dhe një vajzë

Lapsi.al 17 October 2018
Detajet/ “Stresi” u arrestua në një dhome hoteli me

Policia e shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushanj i njohur me emrin e artit, “Stresi”. Për habinë e të gjithëve 31-vjeçari konsiderohet si një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Sipas të njëjtave burime hetimet janë zhvilluar nga Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Për të riun e lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë gjykata e kryeqytetit ka caktuar gjatë kësaj të mërkure masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Të njëjtat burime thonë se Stresi ka qenë nën hetim për disa muaj nga policia dhe prokuroria për çështje si trafik droge dhe “krime kundër personit”. Gjatë arrestimit të Stresit në ambientet e një hoteli të ndodhur në Linzë gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi ka qenë në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare me iniciale P.Ç. banuese në Tiranë për të cilën do të vazhdojë procedimi në gjendje të lirë e akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Image result for stresi

Arkimed Lushaj njihet për disa probleme me drejtësinë edhe në të kaluarën. Ai është ndaluar në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje. Pak muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë.

Image result for sali lushaj

I bujshëm ishte dhe rasti i arratisjes nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu. Arkimedi është djali i Sali Lushajt, një personi edhe ky i njohur për kohën kur ka punuar si truprojë e ish-presidentit Sali Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI