Flash

Detaje të reja/ “Stresit” iu vunë prangat në një dhomë hoteli

Lapsi.al 17 October 2018
Detaje të reja/ “Stresit” iu vunë prangat në një

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga efektivë të policisë të Tiranës i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve të lapsi.al nga policia e shtetit thonë se është ndaluar në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj është gjetur edhe një pistoletë. Burimet thonë se Stresi ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër dhe është ende e paqartë kujt i përkiste pistoleta. Gjithsesi deri në sqarimin e çështjes “Stresi” është vënë në pranga dhe ndaj tij është ngritur akuza e armëmbajtjes pa leje. Pas ndalimit në hotel, është çuar në paraburgim në komisariatin numër 4 në Tiranë.

Arkimed Lushaj njihet për disa probleme me drejtësinë edhe në të kaluarën. Ai është ndaluar në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje. Pak muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë. I bujshëm ishte dhe rasti i arratisjes nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zhduket vajza 18-vjeçare

Një tjetër adoleshente është zhdukur nga banesa e saj. Ngjarja ka ndodhur në kryqytet. Ka qenë babai ai që denoncoi zhdukjen e vajzës së tij 18-vjeçare me in...

19:56

Aksident në Vlorë, vdes një person (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë. Automjeti tip “BMW” me tar...

19:30

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI