Flash

"Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara", Kotzias reagon pas dorëheqjes

Lapsi.al 17 October 2018
"Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka reaguar në Twitter pas dorëheqjes nga posti.

“Vjen momenti, thotë poeti, të vendosësh me cilët do shkosh dhe kë do lësh (pas). KM dhe disa Ministra bënë zgjedhjen e tyre në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbrëmë në darkë; më pas bëra edhe unë zgjedhjen time. Por është mirë të mos harrojnë këtë varg: Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara.”, shkruan Kotzias, duke konfirmuar kështu atë që është raportuar më herët në media se ai u dorëhoqë pas përplasjes me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos gjatë mbledhjes së qeverisë. Më keq akoma, sipas Kotzias, ishte qëndrimi i kryeministrit Alexis Tsipras, i cili nuk i doli në krah, por e ‘la në baltë’.

Zya e kryeministrit grek e falenderoi Nikos Kotzias për kontributin, ndërsa për momentin postin e Ministrit të Jashtëm e mban vetë kryeministri Tsipras.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Zjarr në Gramsh, digjet rreth një hektar...

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Zenelas të Gramshit. Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi rreth mesditës. Raportohet se rreth 1 hektar ...

16:47

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI