Flash

Dëmtohet Dybala, Juventus në ankth për argjentinasin

Lapsi.al 17 October 2018
Dëmtohet Dybala, Juventus në ankth për argjentinasin

Paulo Dybala, titullar në supersfidën me Brazilin, në ndeshjen e humbur në fund 1-0 nga Argjentina, është zëvendësuar në minutën e 59' për shkak të një dëmtimi, që ka shqetësuar mbi të gjithë Juventus. Pamjet e treguara kur sulmuesi i bardhezinjve sapo është ulur në pankinë ka vendosur dy qese me akull poshtë dhe sipër gjurit të djathtë kanë bërë që në Torino të mendojnë më të keqen. Shkalla e dëmtimit do të vlerësohet sapo lojtari të rikthehet në Itali nga Arabia Saudite, por ndjesia është se nuk bëhet fjale për një dëmtim të rëndë.

Në Argjentine, nuk kanë harruar të nënvizojnë se Dybala nuk ka arritur kurrë të bëjë diferencën me albiceleste. 16 prezenca (9 si titullar, vetëm 2 në fushë për 90') për një total prej 752 minuti pa shënuar asnjë gol.

Problemi në gjurin e djathtë me shumë mundësi do ta mbajë Dybala jashtë ndeshjes së të shtunës në Torino mes Juventus e Genoa. Allegri mund të besojë tek Ronaldo e Mandzukic e tek i rikthyeri Douglas Costa.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI