Flash

Aksident në Vlorë, vdes një person (FOTO)

Lapsi.al 17 October 2018
Aksident në Vlorë, vdes një person (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Automjeti tip “BMW” me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësor të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Të këshilluara

Zjarr në Gramsh, digjet rreth një hektar...

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në fshatin Zenelas të Gramshit. Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi rreth mesditës. Raportohet se rreth 1 hektar ...

16:47

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI