Stadiumi Wembley do të mbetet në pronësi të Federatës angleze të futbollit. Shahid Khan, pronari aktual i Fulham, ka tërhequr zyrtarisht ofertën prej 682 milionë euro për të blerë impianti historik që mirëpret ndeshjet e kombëtares së Tre Luanëve. "Respektojmë plotësisht vendimin", ka komentuar Martin Glenn, Ceo i FA, i cili ka njoftuar menjëherë se stadiumi nuk është më në shitje, si pasojë edhe e një sondazhi bërë me trajnerët dhe lojtarët që janë shprehur kundër shitjes.
Në 24 tetorin e ardhshëm ishte programuar një konsultë mes 127 anëtarëve të Federatës, me propozimin që do të vhidhej në votim, por miliarderi amerikan me origjinë nga Pakistani e ka kuptuar se do të kishte pak mundësi për të, kështu që vendosi të bënte mënjanë: "Për fat të keq arrita në përfundimin se vota e javës së ardhshme nuk do të më jepte garanci për blerjen. Deri kur të vijë koha e të ndryshojnë ide e të japin mendim në favor për të mbyllur blerjen, unë tërheq me respekt për Federatën ofertën time".