Flash

Rama: E vërteta e lidhjes së vëllait tim me kompanitë e basteve

Lapsi.al 16 October 2018
Rama: E vërteta e lidhjes së vëllait tim me kompanitë e

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të larta për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend. I pyetur për monopolin e këtij biznesi në formatin online ai mohoi që familiarë të tij kanë lidhje me këtë çështje.

“Thonë se monoplin e ka Olsi Rama është përpjeke për t’i hedhur baltë të gjithë këtij debati, çuditërisht nuk e ka Taulant Balla”, - tha ai duke ironizuar PD-në për akuzat e herëpashershme për deputetin e PS, Taulant Balla.

“Unë kam bërë një sqarim kur lajmërova këtë nismë që deri në 31 dhjetor ne do punojmë për regjimin e ri të online, sepse është goxha i komplikuar. Ne kemi ngritur një grup pune për të kontrolluar online, dhe për të kuptuar të gjitha elementet. Por në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha, edhe ky monopol online. Nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në një fazë tjetër, atëherë kjo do të vetë vetëm po patëm një kuadër rregullator strikt dhe një kuadër gare të hapur.

Online është një aktivitet që nuk e bën do kushdo, unë nuk merrem me baste, por gjithsekush mund të futet të luajmë edhe në një sajt të huaj, por përmes bankave dhe paguajnë me kartë. Po punojmë që të mbyllim dhe online të huaja” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sa paguhen të famshmit shqiptar në Instagram

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë. Në listën botërore të “Pas...

17:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI