Flash

Projekt-ligji në Francë/ Arsim i detyrueshëm që në moshën 3-vjeçare

Lapsi.al 16 October 2018
Projekt-ligji në Francë/ Arsim i detyrueshëm që në

Fëmijët në Francë do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare.

Projekt-ligji i ri i dërguar në parlament përcakton nisjen e mësimdhënies së detyrueshme në kopshtet publike dhe private.

"Është një masë emblematike që do të hyjë në fuqi që prej vitit shkollor 2019 që është shkolla e detyrueshme për fëmijët që në moshën 3 vjeçare. Mësimdhënia e detyrueshme është një vendim historik nga ana e presidentit." - u shpreh Jean-Michel Blanquer, ministri francez i Arsimit.

Nisma ka hasur kundërshti, për vështirësitë në zbatimin e saj dhe për kostot ekonomike. Ky vendim vjen pak muaj pas atij për të ndaluar celularët dhe pajisjet teknologjike në bankat e shkollave të ciklit të parë, që gjithashtu ngjalli debat të gjerë në Francë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI