Flash

Ndryshimet kushtetuese, Zaev: Nuk kam ndërmend të ndikoj mbi institucionet

Lapsi.al 16 October 2018
Ndryshimet kushtetuese, Zaev: Nuk kam ndërmend të ndikoj mbi

Kryeministri i Maqedobnisë, Zoran Zaev pretendon se nuk ka si synim ndikimin ndaj Institucioneve të drejtësisë me qëllim zbatimin e amnistisë për të akuzuarit e 27 prillit.

Megjithatë, ai tha se për të arritur konsensus me oponentin politik ritheksoi se është i nevojshëm pajtimi dhe falja.

Zaev i cili pas referendumit kishte deklaruar se nuk ka për çfarë të takohet me kreun e opozitës, sot ndryshoi mendje. Ai u shpreh i gatshëm të takojë Mickoskin për të tejkaluar dallimet ndaj ndryshimeve kushtetuese.

“Pozitivisht e pranoj propozimin që të ulemi me Mickoskin dhe të bisedojmë. Gjithmonë kam qenë për dialog dhe qëllimet e mia gjithnjë janë për bisedime. Unë jam i besimit se zgjidhjet vijnë përmes bisedimeve dhe për këtë i drejtohem në këtë mënyrë Kuvendit dje dhe sot. Shumë ndarje na kanë kapluar në Maqedoni. Absolutisht nuk më shkon në mendje të ndikoj në institucione, gjykata dhe prokurori, por të gjithë e dimë se duhet të qetësohemi dhe të falemi. Nga këtu fillojnë dallimet në shtet dhe gjithandej në nivel vertikal“, tha Zaev, transmeton Alsat-m.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI