Nuk mungojnë ndeshjet interesante në Ligën e Kombeve, por asnjë nuk mund të krahasohet me përplasjen e madhe mes dy kampionëve të fundit të botës Francë-Gjermani. Vetëm se situate në të cilën vijnë dy kombëtaret është krejt e kundërta: francezët e Deschamps janë të pamundur ende, që kur triumfuan në Rusi, ndërsa Loë rrezikon pankinën, nëse merr një tjetër humbje si ajo ndaj Hollandës.
Ajo që i jep shpresë Panzerave është se pikën e vetme në këtë kompeticion e kanë marrë përballë Francës. Në anën tjetër, Gjelat kanë në fushën e tyre pikën e fortë dhe do të përpiqen ta shfrytëzojnë për të siguruar vendin e parë të grupit.
Decizive përplasja e Grupit B1 në Kiev mes Ukrainës dhe Cekisë. Një fitore e skuadrës së Shevcenkos do ti garantonte vendin e parë, duke qenë se në dy ndeshjet e para ka vetëm fitore. Për të mos u humbur edhe derbi britanik në B4 ku Irlanda luan përballë Uellsit të Ryan Giggs.
Ndeshjet e Ligës C në grupin 3 janë edhe më intersante, duke qenë se tre skuadra nga katër janë në lojë për vendin e parë. Norvegjezët e vendit të dytë do të luajnë kundër Bullgarisë së pamundur në tre ndeshjet e para. Në takimin tjetër, Qipro duhet të imponohet në transfertë me Slloveninë, për të vazhduar të shpresojë.
Në fushë edhe Maqedonia në Ligën D. Për fqinjët me vetëm fitore në tre ndeshje, është mundësia më e mirë për të siguruar matematikisht vendin e parë.
REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League - League A: grupi 1
20:45 Franca - Gjermani
UEFA Nations League - League B: grupi 1
20:45 Ukraine - Republika Çeke
UEFA Nations League - League B: grupi 4
20:45 Irlande - Uells
UEFA Nations League - League C: grupi 3
20:45 Norvegji - Bullgari
20:45 Sllovenia - Qipro
UEFA Nations League - League D: grupi 1
16:00 Kazakistan - Andorra
20:45 Latvia - Gjeorgji
UEFA Nations League - League D: grupi 4
18:00 Armenia - FYR Maqedonia
20:45 Gjibraltar - Lihtenshtein