Flash

Ivica Daçiç: Ky shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lapsi.al 16 October 2018
Ivica Daçiç: Ky shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë

Mbretëria e Lesotos nuk e njeh më Kosovën si shtet. Kështu u shpreh ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

"Mbreteria e Lesotos në Afrikën e Jugut tërhoqi qëndrimin politik mbi statusin e Kosovës dhe deklaratat që mund të interpretohen si njohje e pavarësisë së Kosovës" - tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, pas një takimi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të vendit afrikan.

'Zëri.info' shkruan se qeveria e shtetit afrikan ka rishikuar qëndrimin e saj politik për statusin e Kosovës.

“Qeveria e Mbretërisë së Lesotos beson se kontributi i saj i vetëm për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të jetë për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, në vend të përcaktimit të statusit të saj para se të përfundojë dialogu. 

Prandaj, shtetësia e Kosovës është një çështje e parakohshme. Qeveria e Mbretërisë së Lesotos nuk ka komentuar mbi këtë çështje, as nuk do të bëjë kështu derisa dialogu mes të dy palëve të përfundojë. Kur palët të arrijnë një marrëveshje, Qeveria e Mbretërisë së Lesotos do ta mbështesë atë në mënyrë të vendosur” - thotë deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Lesotos.

Të këshilluara

Prokuroria pushon hetimet për Edi Ramën

Prokuroria pushon hetimin për padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Vendimi është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Padia ...

16:06

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI