Flash

Basha reagon pas mbylljes së hetimit për Ramën: Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

Lapsi.al 16 October 2018
Basha reagon pas mbylljes së hetimit për Ramën: Kësaj

Pas lajmit se Prokuroria nuk ka nisur procedim penal për kallëzimin e opozitës për Edi Ramën, Lulzim Basha deklaroi se në Shqipëri ka dy drejtësi, një për kryeministrin dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin.

Basha shkroi në Facebook se kësaj 'drejtësie' do t'i vijë fundi shumë shpejt.

Sipas kryedemokratit, prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën edhe pse ai mashtroi publikisht dhe sërish prokuroria nuk ka marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën.

Në anën tjetër kreu i PD sjell në kujtesë njerëzit e thjeshtë dhe kuksianët që u burgosën për shkeljet më të lehta si dhe hetimet ndaj gazetarëve.

POSTIMI: 

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin.

Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton.

Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

Të këshilluara

Prokuroria pushon hetimet për Edi Ramën

Prokuroria pushon hetimin për padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Vendimi është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Padia ...

16:06

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI