Flash

Ariana i kthen unazën 100 mijë dollarëshe Pete Davidson

Lapsi.al 16 October 2018
Ariana i kthen unazën 100 mijë dollarëshe Pete Davidson

Ata i dhanë fund fejesës së tyre fundjavën e kaluar dhe tashmë raportohet se nuk ka më kthim pas, pasi Ariana Grande ia ka kthyer unazën 100 mijë dollarëshe Pete Davidson-it.

Sipas TMZ, unaza e këngëtares 25-vjeçare ishte një dizajn unik me diamant 3.03 karat të vendosur në platin, por ajo ia dorëzoi me dëshirë ish-it të saj.

Por të paktën ajo ka derrkucin Piggy Smallz, që bleu menjëherë pas lidhjes.

Kjo nuk do të jetë e lehtë për Pete-n, i cili ishte shumë i dhënë pas tij dhe për të cilin bëri një tatuazh në kraharor.

Çifti i dha fund lidhjes 5 muaj pas nisjes së romancës. Ata u fejuan vetëm 4 javë pasi ishin lidhur.

Të dy vendosën t’i jepnin fund pasi nuk ishte koha e duhur për marrëdhënien e tyre, shtuar faktit se vdekja e ish-it të Ariana-s, Mac Miller, nga në mbidozë droge, ishte një goditje për ta si çift.

Të këshilluara

Kylie Minogue publikon klipin sensual (VIDEO)

Kylie Minogue publikoi albumin e saj të ri në Shkurt, të cilin e pasuroi ditën e sotme me një videoklip të këngës “Music’s too sad without you”. Ajo shfaqet në...

10:00

Stresi del në krah të Encës

Pas publikimit të këngës së re me Don Phenom, Enca dhe Noizy kanë pasur një histori të ngjeshur diss-esh dhe përplasjesh në distancë, ku nuk mungoi as gishti i ...

19:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI